Chollet flet me Kurtin: Duhet lëvizur përpara me diskutimet për Asociacionin

0
125

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka telefonuar mbrëmë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Chollet ka thënë se temë e diskutimit me Kurtin ishte propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka thënë se nga Kurti ka kërkuar që Kosova ta pranojë këtë propozim.

“Fola me kryeministrin Albin Kurti sot për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës që ta pranojë atë. Një temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Këshilltari i DASH-it po ashtu ka thënë se me kryeministrin Kurti folën për Asociacionin dhe kthimin e zyrtarëve serbë në institucione.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre.”

Leave a Reply