Kërcënohet, Shaqir Totaj

0
201

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj mbrëmë është kërcënuar nga dy persona të dyshuar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

“Dje është raportuar se dy persona, një person përmes tjetrit ka dërguar mesazhe kërcënuese ndaj Shaqir Totajt”- ka thënë ai. Sipas Policisë rasti dyshohet se ka ndodhur për një pronë që e pengon rrugën në tranzit.

“Pronari i asaj shtëpie nuk ka qenë i kënaqur me çmimin që i ka ofruar Komuna”- ka sqaruar toger Bytyqi.

Dy personat janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit. Me urdhër të prokurorit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply