Krijohet medikamenti i parë kundër osteoporozës

0
274

Krijohet medikamenti i parë kundër një sëmundjeje të rrallë që i bën kockat kompakte si mermer e njëkohësisht shumë të brishta për t’u thyer.

Tashmë pritet edhe leja përfundimtare për eksperimentimin klinik në SHBA. Projekti ka nisur 15 vjet më parë me nismë të Komisionit Evropian, dhe një sërë universitetesh shkencore, kryesisht italiane.

Ekspertët shpjegojnë se në organizmin tonë, një sisitem fiziologjik garanton eleminimin e fibrave të vjetra te kockave dhe zëvendësimin e tyre me të reja, duke rinovuar skeletin deri në 10 herë përgjatë jetës. Në rastin e osteoporozës dominante, ky mekanizëm nuk funksionon rregullisht sepse qelizat që eleminojnë pjesën e vjetër të kockës me të re nuk janë aktive.Kështu medikamenti i konceptuar rregullon formimin e proteinave me anë të geneve dhe mutacioneve, duke përdorur RNA, dhe deri tani ka funksionuar shumë mirë edhe tek testimet mbi qelizat edhe në ato mbi kafshët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here