Kosova synon vetëm fitore sot ndaj Zvicrës

0
239

Basketbollistët e Kosovës të premten kanë zhvilluar dy stërvitje në Fribourg të Zvicrës.

Dardanët janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Zvicrës, që zhvillohet të sot nga ora 17:30, transmeton GazetaBlic Sport.

Përballja është shumë e rëndësishme, andaj FBK ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër për përkrahje.

Kjo sfidë është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova ka një fitore e një humbje, kurse Zvicra dy humbje. Danimarka është në vendin e parë me dy fitore, ku vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.
Kosova e kishte mundur Zvicrën në Prizren me shifrat 76:49.

Leave a Reply