Konvertimi i patentëshoferëve ilegalë, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë

0
104

6043 qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentëshoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentëshoferë të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Camaj ka thënë se procesi i konvertimit përfundon të premten dhe se qytetarët serbë kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që t’i ikin gjobave nga Policia. Ai ka thënë se konvertimin mund ta bëjnë edhe qytetarët të cilët e kanë të konfiskuar patentëshoferin.

“Procedurat kanë shkuar mirë, rreth 6043 qytetarë serb i kanë konvertuar patentëshoferët nga ilegalë në atë të Republikës së Kosovës dhe procesi përfundon edhe tri ditë. Procedurat kanë qenë të lehtësuara, veçse është dashur ta këtë patentëshoferin e strukturave ilegale dhe të ketë letërnjoftim të Republikës së Kosovës, më pastaj ka vazhduar procesi deri në pajisjen me atë të Republikës së Kosovës”.

“Edhe ata qytetarë të cilët e kanë pasur të konfiskuar patentën e konfiskuar nga policia, iu është mundësuar të shkojnë dhe të paraqiten në qendër dhe të aplikojnë për të Kosovës. Ne i kemi të gjitha veprimet që serbët në veri të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të pajisen me dokumente dhe me të gjitha të drejtat e tyre që u takon. Si Agjenci e Regjistrimit Civil i kemi ofruar të gjitha shërbimet nëpër komuna në një vend”, ka thënë Camaj.

Ndonëse e pranon se ka qenë sfidues ky proces, Camaj ka falënderuar kryetarët e komunave për ndihmën e dhënë.  

“Po ka qenë një sfidë por ka qenë një bashkëpunim i mirë me kryetarë të komunave dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet tani ofrohen në atë pjesë dhe janë shërbime të shpejta dhe shumë cilësore”, u shpreh Camaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here