Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe presidenti Agim Ademi janë duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës.
Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta veshin dy të rinj, të cilët vlerësohen lart në futbollin gjerman.
Arlind Rexhepi, i cili është pjesë e Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19, transmeton Albinfo.ch.
Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim i pashtershëm e talenteve të futbollit, kjo po dëshmohet në gjithë kontinentin, me theks të veçantë në Gjermani dhe Zvicër.