Komandanti i KFOR’it e takon në Kopaonik shefin e shtabit të ushtrisë serbe, flasin për sigurinë rajonale

0
528

Komandanti i misionit të KFOR-it, Ozkan Ulutaş, është takuar të mërkuën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Kopaonik.

Siç ka njoftuar KFOR’i përmes një komunikate, Ulutaş dhe Mojsiloviq ndanë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutaş me homologët e tij kryesorë ushtarakë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet ne njoftimin e KFOR’it. /Gazeta Expres

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here