Kandidati për deputet nga LDK-ja, Selman Kolgeci, vazhdoi fushatën zgjedhore duke marrë pjesë në tubimet me qytetarët e Greikocit dhe Sallagrazhdës.
Gjatë takimit me banorët e Greikocit, Kolgeci theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës sportive, duke premtuar ndërtimin e stadiumeve kombëtare moderne si pjesë e planit të LDK-së, “Rruga e Re”.
Ai gjithashtu vlerësoi rininë e Greikocit për angazhimin në sporte dhe u zotua për mbështetje konkrete në përmirësimin e kushteve për sportistët e rinj.
“𝐆𝐫𝐞𝐣𝐤𝐨𝐜![]()
Stadiumet Kombëtare ishin ato për të cilat fola me banorët e këtij vendi, duke e pasur parasysh se ky fshat ka rini aktive në sporte të ndryshme.
Me planprogramin tonë “Rruga e Re” kemi propozuar ndërtimin e stadiumeve kombëtare moderne, si pjesë e planit për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e sporteve në vend.
Ky projekt pa dyshim se do të ndihmonte në ngritjen e nivelit të sporteve kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe do të shërbejë si qendër e rëndësishme për ngjarje të mëdha sportive në rajon.
124 LDK
#91SelmanKolgeci“, ka thënë Kolgeci.
Ndërsa para të pranishmëve në tubimin zgjedhor të mbajtur në fshatin Sallagrazhdë, Kolgeci theksoi rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës dhe sigurisë në rrugë si një nga prioritetet kryesore të programit qeverisës të LDK-së.
Ai poashtu theksoi se ndërtimi i një infrastrukture të sigurt do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.
“𝐒𝐚𝐥𝐥𝐚𝐠𝐫𝐚𝐳𝐡𝐝𝐞̈![]()
Në kuadër të takimeve të përditshme me qytetarë, sonte fola për pjesë të programit qeverisës për Infrastrukturën dhe Sigurinë në Rrugë të cilat janë një aspekt shumë i rëndësishëm, pasiqë ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe kan ndikim të madh në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.
Përmes këtij programi, theksojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës si qëllim parsor e ka krijimin e kushteve më të sigurta dhe më efikase për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, investimet në infrastrukturën e transporteve publike si dhe përmirësimin e sinjalistikës dhe infrastrukturës së sigurisë.
𝟏𝟐𝟒 𝐋𝐃𝐊
#91SelmanKolgeci“, ka thënë Kolgeci.













































