Klubi i madh i Premier League-s ofron Martial-in për Kane

0
228

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane mbetet një nga prioritet e Manchester Unitedit për afatin kalimtar të kësaj vere.

‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, janë të gatshëm t’ia ofrojnë ‘Spurs-ve’ Anthony Martial në mënyrë që të ulin çmimin për Kane-n, transmeton RTKLive.com.

Ja sa para kërkon Tottenham për Kane-n

Sulmuesi anglez edhe vitin e kaluar ka qenë i lidhur me transferimin tek Manchester United.

United, skuadër kjo që po bën çmos për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, tashmë është duke menduar për përforcim në skuadër. Reprezentuesi anglez mbetet cak i ‘Djajve të Kuq’.

Tottenham kërkon 100 milionë euro për yllin anglez, por United heziton të paguajë një tarifë të tillë për 28-vjeçarin, andaj klubi nga ‘Old Traffordi’ ofron edhe Martial-in në shkëmbim për Kane-n.

Ndryshe, Kane kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Leave a Reply