Këta janë babë e bir që u arrestuan për sulmin ndaj zyrtarit policor në Prizren

0
870
Foto: Arkiva - Ilustrim

Rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, qoftë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare nuk janë të rralla. Një incident i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku dy persona kanë sulmuar një zyrtar policor i cili ka qenë në krye të detyrës. Të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personat e arrestuar në lidhje më këtë rast janë Nebih Kuqi (rreth 55-vjeç) dhe Engjell Kuqi (rreth 22 vjeç), të cilët janë babë e bir mes vete.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia, rasti ka ndodhur pasi zyrtari policor iu ka shqiptuar gjobë për kundërvajtje në komunikacion të dyshuarve, ku këta të fundit janë revoltuar dhe kanë kryer sulmin.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia në koordinim me Prokurorinë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa rasti po hetohet si “Sulm ndaj personave të autorizuar zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./Gazeta Sinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here