Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.
Megjithatë, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.
Shenjat e dhimbjes mbrapa koke
Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa shenja ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm.
Këto shenja janë:
Mpirje e qafës
Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
Mpirje të kokës
Dhimbje e fortë të syrit
Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
Pamundësi në lëvizjen e qafës
Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke
Tensioni
Kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme.
Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.
Lëndimet e Qafës
Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.
Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë.
Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.
Si të përballeni me dhimbjen mbrapa koke
Ndryshoni mënyrën e qëndrimit
Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.
Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.
Aktiviteti Fizik
Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.
Kompresat E Ngrohta
Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.