Keisi dhe Kristi shprehin pëlqimin ndaj njëri-tjetrit në Big Brother VIP Albania

0
277

Këngëtarja nga Shqipëria, Keisi Medini është njëra nga banoret e reja të shtëpisë më të famshme Big Brother VIP Albania.

Edhe pse ka shumë pak kohë që kur ajo është bërë pjesë e shtëpisë, Kejsi duket se ka filluar të ketë ngacmime nga ana e konkurrentëve të tjerë.

E së fundmi, banorët kanë realizuar brenda ‘Top Albania Radio’, ku të ftuar kanë qenë të gjithë dhe kanë diskutuar situatat brenda shtëpisë.

Keisi ka shprehur pëlqimin për Krist Aliajn, ndërsa ky i fundit po ashtu ka pranuar se ka një pëlqim për këngëtaren.

“Më pëlqen sepse është ndryshe nga meshkujt që kam hasur në jetë, është i sinqertë sikurse jam dhe unë”, u shpreh Keisi për Kristin.

Ndërkohë, Kristi theksoi se do dëshironte të kishte një marrëdhënie të vërtetë brenda shtëpisë.

Edhe pse çifti Luiz-Kiara po mundohen që Kejsi me Kristin të rrinë sa më afër me njëri-tjetrin, mbetet të shihet nëse do të lindë ndonjë dashuri mes tyre.

Leave a Reply