Miqësorja e parë ndërkombëtare në basketboll për vashat U-16!
Basketbollistet e KBF “Junior 06” e kanë nisur mbarë turneun dyditor në Mal të Zi. Ato në palestrën e bukur Bemax Arena në Podgoricë e kanë mposhtur ekipin e Buduçnostit me rezultat 57:48.
Loja ka nisur rivalitet dhe me kujdes të të dyja skuadrave. Megjithatë ekipi vendës luajti pak më mirë dhe në fund të pjesës së parë krijoi epërsi prej 9 pikësh. Me shifrat 28:19 skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe. Trajneri Ramush Rushitoi kërkoi nga lojtaret të aplikojnë mbrojtje të fortë dhe sulm më efikas.
Kjo dhe loja presing ndryshoi dukshëm balancin e lojës. Basketbollistet e KB “Junior 06” së pari barazuan rezultatin e më pastaj edhe kaluan në avantazh. Ndërkohë, finishi i takimit i takoi plotësisht prizrenaseve të cilat e mbyllën duelin me shifrat 57:48.
Etna Rexhepi me 15 dhe Vesa Krasniqi me 14 pikë qenë lojtaret më të dalluara tek skuadra kosovare, kurse tek malazezet u veçua Milena Vujoviç me 23 pikë të realizuara.
Nesër në orën 12 ekipi Junior 06 takohet në Ulqin me skuadrës kampione të WABA Ligës, KBF “Primorje”./BS