Një burrë në Prizren tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon sasi të madhe barnash

0
272

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Ymridin Cengaj’ në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka tentuar që të kryejë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit të Prizrenit bëjnë të ditur se viktima është dërguar në gjendje të rëndë, pasi i njëjti kishte konsumuar një sasi të madhe barnash.

Pas intervenimit të ekipit mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku më pas kanë kuptuar se burri është përdorues i substancave të dyshuara narkotike.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Leave a Reply