Gjermania mbet pa rezerva në buxhet

0
266

Qeveria federale ka arritur kufirin e kapacitetit të saj fiskal për shkak të ndërhyrjes në pandeminë COVID-19, ndikimit të luftës në Ukrainë dhe fondit të klimës, deklaroi sot ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ai theksoi se qytetarëve nuk duhet t’u sigurohet mbështetje financiare e mëtejshme përpara vjeshtës për të zbutur ndikimin e rritjes së inflacionit.

“Nuk ka rezerva në buxhetin federal për vitin 2022. Unë këshilloj që masat që janë marrë tashmë të lirohen që të funksionojnë”, tha Lindner, raporton portali gjerman t-online.

Në mars, qeveria njoftoi një paketë prej 16 miliardë eurosh për të ndihmuar konsumatorët të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë dhe të reduktojnë varësinë nga gazi rus.

Buxheti i Gjermanisë zakonisht nuk e kalon kufirin e deficitit prej 0.35 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

I ashtuquajturi “fren i borxhit” është pezulluar në fillim të vitit 2020 dhe qeveria planifikon ta kthejë atë në vitin 2023.

Leave a Reply