Jo vetëm Mane, Bayerni kërkon sumlmuesin e Napolit, por De Laurentiis i vë çmim të lartë

0
176

Bayerni pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme para nisjes së sezonit të ri futbollistik. Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski, dy pjesët kyçe të skuadrës gjermane, kontrata e të cilëve përfundon në vitin 2023, kanë kërkuar që të largohet këtë verë. Për këtë arsye në Mynih kanë filluar të kërkojnë zëvendësues për ta.

Mané, i cili ka folur edhe me Liverpoolin për ta lënë të largohet, është opsioni i preferuar për të zëvendësuar anësorin gjerman dhe marrëveshja me lojtarin senegalez është mbyllur. Për më tepër, sipas “Corriere dello Sport”, Victor Osimhen është kryesori në listën e atlernativave për zëvendësimin e mundshëm të polakut. Megjithatë, De Laurentiis ka vendosur një çmim të lartë shumë të lartë për kartonin e nigerianit: 100 milionë euro.

Osimhen ka shënuar 18 gola në 32 ndeshje në Serinë A dhe në Europa League dhe ka ngjallur interesin e shumë klubeve evropiane. Sipas të njëjtave informacione, Bayerni do të përballet me skuadra të fuqishme në Premier Ligë si: United, Arsenal dhe Nescastle, që gjithashtu duan ta përforcojnë sulmin e tyre me sulmuesin e Napolit./SS

Leave a Reply