Ja disa këshilla si ti mbushni buzët

0
1612

Nuk keni nevojë për operacione plastike për t’u ndjerë e bukur. Nëse nuk jeni e kënaqur me buzët tuaja natyrale, ka shumë gjëra që mund t’i bëni, për ta shmangur përdorimin e injeksioneve në buzë, e këshillat e grimit, që ua kemi sjellë më poshtë, janë disa nga to;

Përdorni vaj mente

Menta mund të ketë ndikim të madh në buzët tuaja, ndërsa e mira është që mund të përdorni edhe vaj mente ose të blini produkte, që përmbajnë një sasi të caktuar të mentës. Pa marrë parasysh se cilën metodë e përdorni, buzët tuaja do të duken më të trasha, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Largoni qelizat e vdekura

Fytyra juaj nuk është pjesa e vetme që duhet trajtuar për largimin e qelizave të vdekura. Andaj, çdo mëngjes, mos harroni që t’i trajtoni edhe buzët tuaja.

Aplikoni theksues në qendër të buzës së epërme

Pjesa qendrore e buzës së epërme është një pikë shumë e rëndësishme, që bie në sy. Andaj, para se të filloni me aplikimin e buzëkuqit, vendoseni pak theksues në këtë pjesë dhe buzët tuaja do të duken më të trasha.

Përdorni produkte me dyllë blete

Gjeni shkëlqyes të buzëve që përmban dyllë blete, pasi produktet e tilla bëjnë që buzët tuaja të duken më të mbushura, në mënyrë krejtësisht natyrale.

Kontrasti në buzë

Iluzionin e buzëve më të trasha mund ta krijoni edhe nëpërmjet teknikave të caktuara të grimit. E tëra që duhet të bëni është të përdorni buzëkuq me nuanca të ngjyrës rozë dhe buzët t’i kufizoni me një ngjyrë që është paksa më e errët.

Bëjini masazh buzëve me balsam

Një ndikim të madh në arritjen e një dukje më të bukur të buzëve është edhe nëpërmjet bërjes së masazhit, duke përdorur balsamin tuaj të buzëve.

Përdorni vaj kanelle

Vajrat esencialë janë shumë të rëndësishëm për dukjen e buzëve tuaja dhe pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme t’i trajtoni buzët me pak vaj kanelle.

Përdorni brushën e dhëmbëve në buzë

Sa herë që keni kohë të mjaftueshme, mos hezitoni t’i trajtoni buzët me brushën tuaj të dhëmbëve, pasi në këtë mënyrë do ta rrisni qarkullimin e gjakut në buzë, gjë që automatikisht bën që buzët tuaja të duken më të mëdha.

Pini shumë ujë

Uji e hidraton trupin tuaj, që më pas bën që lëkura juaj të jetë më e shëndoshë dhe buzët tuaja të duken më të mëdha.

Trajtojini buzët me mjaltë

Para se të futeni në dush, trajtojini buzët me mjaltë. Lëreni avullin që të ndikojë në to dhe para se të dilni nga dushi, pastrojini buzët nga mjalti.

Përdorni vaj kokosi

Përdoreni vajin e kokosit para dhe pas dushit. Kjo pasi ky vaj çudibërës ju ndihmon ta arrini dukjen që gjithmonë e keni dëshiruar.

Shmangni përdorimin e buzëkuqit me ngjyrë të errët

Me shumë gjasë keni dëgjuar që rrobat me ngjyrë të zezë bëjnë që të dukeni më e dobët. Mirëpo, ajo që mund të mos keni dëgjuar është që edhe buzëkuqi me ngjyrë të zezë, bën që buzët tuaja të duken më të holla.

Përdorni ‘liner’ me ngjyrë bezhe

Para se ta aplikoni buzëkuqin është e rëndësishme t’i mbushni buzët me ‘liner’ ngjyrë bezhe. Në këtë mënyrë ngjyra që ju vendoni ta përdorni do të bjerë më tepër në sy.

Buzëkuqi me shkëlqim

Buzëkuqët me shkëlqim kanë efekt të kundërt me buzëkuqët me ngjyrë të errët. Pasi kur ka shkëlqim, buzët tuaja duken më të mëdha.

Përzieni shkëlqyesin e buzëve me spec të kuq

Speci i kuq bën që buzët tuaja të duken më të fryra dhe pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme ta përzieni një sasi të vogël të tij me shkëlqyesin tuaj të buzëve.

Leave a Reply