Ja çfarë e shkaktoi spiralen blu që u pa në qiejt e Evropës mbrëmë

0
163

Në mbrëmjen e së hënës, një spirale blu e ndezur u pa në qiejt e Evropës, e cila bëri bujë në rrjetet sociale.

Derisa, spiralja blu u pa në të gjithë Evropën, nisur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Norvegjia, Gjermania, Ukraina, Danimarka dhe Polonia.

Fenomeni duket të jetë shkaktuar nga pasojat e lëshimit të raketës SpaceX në Shtetet e Bashkuara, sipas Met Office, agjencia kombëtare meteorologjike dhe klimatike e Mbretërisë së Bashkuar.

“Shtylla e ngrirë e shkarkimit të raketës duket se rrotullohet në atmosferë dhe reflekton dritën e diellit, duke e bërë atë të shfaqet si një spirale në qiell”, shkroi Met Office në platformën ‘X’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here