Inter Miami në “pole position” për të nënshkruar me Messin

0
139

David Beckham mund të ketë arritur më në fundtransferimin e shekullit.

Raportet në Francë thonë se ylli i PSG-së, Lionel Messi, 35 vjeç, po mendon seriozisht për të ardhmen e tij – me Inter Miami në pole position për nënshkrimin e tij.

Fituesi i Kupës së Botës ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re – me kontratën e tij aktuale që skadon në verë.

Legjenda e Anglisë, Becks, 47 vjeç, ka dashur të sjellë Messin në MLS që kur ai themeloi klubin pesë vjet më parë.

Ardhja e Messit në SHBA do të ishte marrëveshja më e madhe që kur Beckham u transferua nga Real Madrid te LA Galaxy në vitin 2012.

Leave a Reply