Instalimi i gjeneratorëve në 40 Burime-t, burimi “Sozi” dhe nënstacioni “Konjush 1” projekt që siguron furnizim të qëndrueshëm me ujë

0
813

Kohëve të fundit, kemi hasur në ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, të cilat kanë ndikuar negativisht në furnizimin e qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për konsumatorët brenda zonës së shërbimit të K.R.U. “Hidroregjioni Jugor”. Pavarësisht këtyre sfidave, ekipet e Departamentit Teknik kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të siguruar që mungesa e ujit të mos ndihej nga qytetarët.

Si U.D. Drejtor i Departamentit të Ujit të Pijes, duke falenderuar stafin teknik për përkushtimin dhe punën e palodhshme, dua të ndaj me ju me krenari këtë arritje të rëndësishme të kompanisë.

K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., me seli në Prizren, ka përfunduar me sukses projektin e instalimit të tre gjeneratorëve të gjeneratës së fundit. Këta gjeneratorë janë instaluar në:

40-Burime, që furnizon pjesën kryesore të qytetit të Prizrenit.

Burimi “Sozi” në Nashec, i cili furnizon fshatrat Nashec, Atmaxhë, Tupec, Kobaj, Vlashnjë, Grazhdanik, dhe Landovicë.

Nënstacioni “Konjush 1”, që furnizon fshatrat e Hasit.

Ky projekt ka një vlerë investimi prej 54,000.0 Euro.

Departamenti i Ujit të Pijes në K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” mbetet i përkushtuar për realizimin e projekteve zhvillimore që sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët tanë!

Shkruan: Besar GRAZHDA – U.D. Drejtor i Departamentit të Ujit të Pijes në K.R.U. “Hidroregjioni Jugor”

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here