Hoxha kosovar këshillon gratë: Merreni shembull Sharapovan

0
357

Hoxha kosovar Drilon Gashi, i cili shpeshherë ka bërë bujë me komentet e tij, sot ka ndarë edhe një mendim interesant kësaj radhe për syrin e keq.

Sipas tij gratë me famë botërore kurrë nuk janë ankuar se janë goditur nga syri i keq edhe pse janë të bukura, të pasura e me famë, e në anën tjetër gratë kosovare edhe pse, sipas tij, kanë bukuri të zakonshme, nuk kanë para, e as punë e kalojnë kohen te hoxha që bën rukje.

“Merrini shembull tenistet me renome botërore si Naomi Osaka, Steffi Graf apo Maria Sharapova! Heroina të vërteta, të bukura, shtatlarta, të pasura dhe me famë, që udhëtojnë në të gjithë botën. Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyera kah to, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre”, ka shkruar hoxha në Facebook.

“Ndërsa motrat tona, familjaret dhe fqinjet tona të cilat kanë një bukuri të zakonshme, s’kanë as para, as palestër, as punë, as zanat, madje as ndonjë zgjuarsi të caktuar, e kalojnë kohën te hoxha që bën rukje, yshtegjiu dhe magjistari, për t’i mbrojtur nga syri ziliqar i njerëzve që nuk e di pse ua kanë zili?!  Ose nga ai xhindi që është i dashuruar me to dhe që i përndjek kudo që shkojnë”, ka vazhduar ai.

Ai i përgëzoi, siç i quan ai, magjistarët për fitimet që po korrin nga marrëzitë e absurditetet e shumë njerëzve të Kosovës.

“Ju lumtë magjistarëve, mullahave sharlatanë dhe diletantëve për fitimet që po korrin nga marrëzitë, iluzionet dhe absurditetet e shumë njerëzve në vendin tonë të varfër”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply