Holanda dhe Japonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, duke barazuar 2-2 në një përballje interesante ku të katër golat u shënuan në pjesën e dytë.
“Portokallinjtë” kaluan të parët në epërsi në minutën e 51-të me anë të Virgil van Dijk, por Japonia reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin përmes Keito Nakamurës.
Holanda riktheu avantazhin në minutën e 64-të, kur Summerville realizoi për 2-1, duke e afruar skuadrën e tij drejt fitores.
Megjithatë, japonezët nuk u dorëzuan dhe në minutat e fundit Daichi Kamada gjeti rrugën e rrjetës, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Me këtë barazim, të dyja kombëtaret marrin nga një pikë në Grupin F, duke lënë gjithçka të hapur në garën për kualifikim në fazën tjetër të Botërorit./04 Online/















































