Hasianët që jetojnë e veprojnë në Bosnje, grumbullojnë 23.440 € për shërimin e Gëzim Balajt

0
556

Bashkatdhetarët nga Prizreni që jetojnë e veprojnë në shtetin e Bosnjes, ju kanë përgjigjur thirrjes publike për ta ndihmuar Gëzim Balaj nga Dedaj i Hasit.

Gëzimi është diagnostikuar me Anemi Aplastike. Si rrjedhojë, bashkatdhetarët nga Bosnja kanë arritur të mbledhin 23 mijë e 440 euro.

Këtë shumë e ka bërë publike Fejzë Kabashi, i cili njihet për kontributin e tij humanitar, e që është duke ndihmuar shumë në terren për sigurimin e mjeteve për shërimin e Gëzimit, të cilit i duhen 120 mijë euro për të bërë transplantin e palcës kockore në një spital në shtetin e Turqisë.

“#Ndihmë teper e rëndësishme nga Bosnja💙🙏
Zoti e shëroft Gëzimin💙🙏

Zoti ju ruajt e shtoftë bereqetin gjithë mërgimtarëve të Kosovës së dashur🇽🇰🙏🙏”, ka shkruar Kabashi në profilin e tij në ‘facebook’./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here