Kampi “Unë dhe Natyra” është ideal për personat që duan të mësojnë më shumë për vetën, të krijojnë shoqëri të re dhe të kalojnë 6 ditë të paharrueshme brenda një komuniteti që të bën të ndjehesh i/e sigurtë.
Datat e kampit: 10-15 gusht 2022
Vendi: Kampusi Loyola, Komuna e Prizrenit
Mosha dhe profili i pjesëmarrësve: 15-17 vjeç
– Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve
– Super-Qytetarëve Aktiv
– Klubeve të debatit
– Të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e TOKA.
Gjuha e kampit: Shqip
Çmimi:
– FALAS për Pjesëtarë të klubeve të Super-Vullnetarëve, Super-Qytetarëve Aktiv, Klubeve të Debatit që kanë qenë aktiv gjate vitit shkollor 2021/22.
– Çmimi 149 euro – të gjithë të rinjtë e të reja që nuk janë pjesë e Klubeve të TOKAs.
Gjatë kampit ju do të merrni pjesë në shumë aktivitete për të njohur vetën, bisedë me ekspertë të fushës, aktivitete argëtuese dhe shumë përvoja të tjera me vlerë.
Për të marrë pjesë në kamp kliko këtu tinyurl.com/yc7vbazw duke plotësuar formën e aplikimit deri me 31 korrik 2022, 23:59!
Kontakti: Nëse keni ndonjë pyetje, na kontaktoni në camps@toka-ks.org apo në faqet tona në Facebook dhe Instagram, OJQ TOKA.