Prapaskena e merkatos/ “Jo, faleminderit”, si Guardiola refuzoi sulmuesin e PSG-së

0
248

Le Parisien ka zbuluar një prapaskenë interesante merkatoje. PSG është lodhur me sjelljet dhe mungesën e impenjimit nga ana e Neymar. “Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellën”, deklaroi disa ditë më parë presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Edhe Christophe Galtier, trajneri i ri i kampionëve të Francës, u shpreh se nuk mund të kontrollojë gjithçka sa i përket sulmuesit brazilian, ndërkohë që u kërkoi drejtuesve të reduktonin kontingjentin e lartë të skuadrës.

Kështu ka ndodhur, PSG i ka ofruar shërbimet e 30-vjeçarit Manchester City, por Pep Guardiola ka refuzuar menjëherë mundësinë e afrimit të Neymar.

Klubi francez ka dashur të përfshijë Bernardo Silvën në operacionin e kalimit të lojtarit të kombëtares braziliane në Premier League, por anglezët dhe trajneri spanjoll e kanë mohuar një propozim të tillë.

Nuk kam ndërmend të zhbalancoj ekuilibrat e skuadrës”, është shprehur Guardiola në lidhje me mundësinë e forcimit të sulmit me Neymar, teksa është i gëzuar për afrimet e Erling Haaland dhe Julian Alvarez./SS

Leave a Reply