Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

0
41

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka folur për media para nisjes së mbledhjes e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e Vlora Çitakut për nënkryetare, Hamza ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet. E respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai është i qartë”, ka thënë Hamza.

“Kemi kërkuar përkrahje dhe presim që i njëjti të vendoset në procedurë”, ka shtuar tutje Hamza i pyetur nëse kanë marrë përkrahje për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara./Express/