Hajnat thyejnë derën dhe vjedhin armë në Suharekë, marrin edhe DVR-në e kamerave

0
77
Foto: Ilustrim

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë pajisje sigurie dhe një armë gjuetie.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill rreth orës 21:20 në rrugën “Komandant Drini”, ndërsa rasti është raportuar në polici menjëherë nga të dëmtuarit.

Siç mëson Sinjali, ankuesi H. K rreth 74 vjeç ka deklaruar se persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën e hyrjes dhe kanë hyrë në brendësi të shtëpisë.

Sipas tij, nga shtëpia është vjedhur DVR-ja e kamerave të sigurisë, si dhe një pushkë gjuetie, prodhim turk, kalibër 12 GA, e cila ishte në emër të prindit të tij.

Bëhet e ditur se arma ka qenë me leje, por me afat të skaduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve së bashku me forenzikën, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe mbledhjen e provave.

Sinjali mëson se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim./Gazeta Sinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here