Hajnat bëjnë “kërdi” në një sallë dasmash në Prizren, thyejnë xhamat e veturave dhe marrin pajisje dhe gjësende me vlerë (FOTO)

0
481
Foto: Ilustrim

Derisa atmosfera arrinte kulmin e saj në njërën nga sallat e dasmave në Prizren, hajnat thyejnë 6 vetura dhe nga aty marrin pajisje dhe gjësende me vlerë.

Në mesnatë, disa dasmorë të ftuar në një aheng familjar, janë detyruar të thërrasin Policinë për shkak se veturave të tyre iu ishin thyer xhamat dhe ishin kryer vjedhje.

Sipas disa dëshmitarëve, dyshohet se janë thyer 6 vetura, ku në disa nga to kishte edhe pajisje dhe gjësende me vlerë.

Grabitësit nuk kursyen edhe veturën e dhëndrrit duke marrë 5 euro nga aty.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin./TvPz

Leave a Reply