Leon Goretzka është shumë pranë transferimit në Premier League, pasi ka arritur marrëveshje verbale me Aston Villan.
Sipas raportimeve të Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, mesfushori gjerman do t’i bashkohet klubit anglez si lojtar i lirë, pas largimit nga Bayern Munich. Aston Villa pritet t’i kryejë testet mjekësore gjatë javës së ardhshme, ndërsa dokumentacioni për transferimin tashmë është përgatitur, shkruan 04 Online.
31-vjeçari u largua nga Bayern pas tetë vitesh në klub, ku fitoi trofe të shumtë dhe u shndërrua në një nga mesfushorët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.
Goretzka pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Unai Emeryt, e cila po kërkonte një mesfushor të ri pas largimit të Youri Tielemans drejt Manchester United./04 Online/












































