Gjermania u largua sërish nga politika e kahershme të dielën me kancelarin Olaf Scholz që njoftoi se qeveria do të sigurojë 100 miliardë euro për investime ushtarake nga buxheti i saj i vitit 2022, raporton The Guardian.
“Ne do të duhet të investojmë më shumë në sigurinë e vendit tonë për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë”, u tha Scholz ligjvënësve, duke marrë një ovacion të fortë. Kjo do të thotë se Gjermania do të shpenzojë mbi 2% të prodhimit ekonomik për mbrojtjen.
Gjermania ka rezistuar prej kohësh ndaj rritjes së shpenzimeve të saj të mbrojtjes pas tmerreve të shekullit të 20-të, ndaj ky njoftim i fundit shënon një ndryshim të madh politikash.
Të shtunën Scholz miratoi mbështetjen ushtarake nga Holanda për të shkuar në Ukrainë dhe dhuroi raketat e veta antitank dhe kundërajrore, duke thyer një tjetër politikë të kahershme të refuzimit të dërgimit të armëve në zonat e konfliktit.
“Nuk mund të ketë përgjigje tjetër ndaj agresionit të Putinit”, tha Scholz.