“FIFA The Best”/ Ronaldo zgjedh Messin, trajneri i Argjentinës voton për Mane

0
324

FIFA mbajti dje mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit në futboll, teksa sulmuesi polka Robert Lewandowski ishte ai që triumfoi ndaj yjeve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar çmimin prestigjoz.

Gjatë ditës së sotme janë publikuar edhe mënyra se si kanë votuar trajnerët e përfaqësueseve, kapitenët e gazetarët e përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë votim, teksa Cristiano Ronaldo ka votuar të parin Messin dhe më pas Leëandoëskin e Mbappe.

Megjithatë ylli argjentinas nuk i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë, pasi ka zgjedhur Neymar, Mbappe e Lewandowski në treshet e tij më të mirë. Një befasi për Messin ka ardhur nga trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, që kishte renditur të parin Sadio Mane e më pas Messin e Neymar.

Fituesi i çmimit “Lojtari i Vitit” Robert Lewandowski, në cilësinë e kapitenit të Polonisë, ka votuar Thiago Alcntarën, Neymar dhe De Bruyne, ndërsa kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini ka votuar për Ronaldon, Lewandowskin dhe Sergio Ramos./SS

Leave a Reply