Fermeri nga Suhareka e lë Zvicrën për Kosovën: Përvojën 25-vjeçare të shtetit zviceran po e aplikoj në vendlindje

0
372

Derisa trendi i largimit të të rinjve jashtë vendit po vazhdon, është një fermer që ka lënë Zvicrën dhe me sukses po kontribuon në Kosovë.

Përvojën 25 vjeçare nga shteti helvetik, po e aplikon në fermën e tij duke prodhuar bioprodukte. Kryetari i Komunës ndihet krenar me punën e këtij ish-mërgimtari, fermën e të cilit po e vizitojnë edhe diplomatë ndërkombëtarë.

Derisa shumë të rinj nga vendi po synojnë të largohet drejt vendeve të BE-së, është një fermer që ka lënë Zvicrën për të punuar në vendlindje. Kulturën 25 vjeçare të një fermeri në Alpet Zvicerane po e kthen në Alpet e Kosovë në Maqitevë të Suharekës.

“Kur Zvicra u mburr me alpet zvicerane unë pse mos të mburrem me alpet shqiptare të Kosovës, ku produktet më të çmueshme janë nga bjeshka. Baza e zhvillimit blegtoral është bjeshka”, thotë Avdullah Krasniqi – fermer i “Bio produkteve”.

Ekoturizmi është njëra nga fushat e rëndësishme jo vetëm për Komunën e Suharekës thotë kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.

“I kemi disa vende malore p.sh që merren me bujqësi i kemi edhe blegtorin, i kemi fermerët tonë që prodhojnë prodhime bio. Shembull, rast konkret e kemi në fshatin Maqitevë ku të gjitha prodhimet shkojnë në Shqipëri po kemi edhe një zonë industriale që besoj që është zona më e mirë në Kosovë që është ku më së pakti punojnë 2000 qytetar aty”, thotë Muharremaj.

Fermeri Krasniqi theksoi se e vetmja rrugë drejt progresit si individual edhe kolektiv është transparenca, sinqeriteti dhe besimi për punën e zhvilluar.

“I falënderoj klientët e mi me mija herë që i kanë kuptuar prodhimet e mia ku tani i furnizoj 200 markete të Kosovës, përpos Kosovës edhe në Shqipëri pasuria ime është kjo që unë jam në shërbim të popullit tim e me një cilësi më të lartë që ekziston, e ajo është bio”, tha fermeri Krasniqi.

Ishim dhe do të jemi pranë qytetarit që t’i mbështesim në zhvillim varësisht specifikave në bizneset e tyre për të ecur përpara shton kryetari Muharremaj.

Zonat ekologjike dhe prodhimi i produkteve ushqimore bio të prodhuara nga fermeri Avdullah Krasniqi kanë gjetur treg edhe në Shqipëri, ndërsa kjo zona që ka lartësinë mbi 1000 metra është bërë atraktive edhe për vizita edhe të personaliteteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, raporton televizioni publik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here