Raphinha është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën, me marrëveshjen e re që pritet ta mbajë brazilianin në klub deri në vitin 2030.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, konfirmoi se negociatat po ecin mirë dhe se të dyja palët janë pranë një marrëveshjeje.
Lajmi vjen pas paraqitjes së shkëlqyer të Raphinhas ndaj Sevillas, ku realizoi “hat-trick”. Me 12 gola në shtatë ndeshjet e para të La Ligës, braziliani ka kaluar edhe rekordin e Lionel Messit për golat në këtë fazë të sezonit në shekullin XXI.
Vetëm Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë, me 13 gola për Real Madridin në sezonin 2014/15.
Raphinha është përshtatur me sukses në rolin e ri në sulm dhe Barcelona synon ta mbajë kapitenin e saj për një kohë të gjatë./04 Online/














































