Vjehrri pas debatit me nusen e shtyn duke e rrëzuar, të dy përfundojnë në stacionin policor të Prizrenit

0
267

Në Prizren gjatë ditës së djeshme, ditë vikendi ka ndodhur një incident brenda një familje në rrugën “Bushatlinjët”.

Një zënkë mes nuses dhe vjehrrit 68-vjeçar për pak sa nuk eskaloi. Ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal, pas të cilit 68-vjeçari e ka shtyrë nusen dhe ajo është rrëzuar.

Si pasojë, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe rasti është iniciuar lëndim i lehtë trupor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dy në stacionin policor ku janë intervistuar.

Nusja ka deklaruar ndërkaq në Polici se në vazhdimësi ka probleme me vjehrrin.

Leave a Reply