Stil i shkëlqyeshëm flokësh për vajzat me flokë kaçurrelë

0
47

Stile të mrekullueshme flokësh të cilat të gjithave do t’u rrinë mirë

Nëse je pronare krenare e flokëve kaçurrelë, atëherë je fatlume e vërtetë, sepse kaçurrelat gjithmonë janë në modë, porse duken shumë bukur.

Megjithatë, flokët kaçurrelë kërkojnë pak më shumë kujdes, posaçërisht kur është fjala për mirëmbajtjen dhe kurën e flokëve, transmeton Telegrafi.

Duke pasur parasysh që flokët kaçurrelë shumë shpesh janë të thata, nuk rekomandohet larja çdo ditë as përdorim tepër i shpeshtë i tharëses së flokëve dhe i preparateve të tjera të cilat kanë tendencë që edhe më shumë të thajnë flokët.

Për të qenë kaçurrelat të bukura dhe të theksuara, është e nevojshme të zgjidhni produkte cilësore për formësim, të cilat do të ushqejnë flokët dhe do t’u japin shkëlqim.

Trendesistet dhe blogeristet e Instagramit adhurojnë kaçurrelat dhe u rrinë shkëlqyeshëm, mirëpo duke pasur parasysh që kaçurrelat janë të veçanta vetvetiu, edhe kaçurreli i zakonshëm i flokëve mund të duket i parezistueshëm.

/Telegrafi/

Leave a Reply