Në një aksident trafiku me fatalitet, që ndodhi sot në rrugën Dragash-Zhur humbi jetën një grua 42 vjeçare dhe vajza e saj 3 vjeçare, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në rrugën Dragash-Zhur tek Laku i Keq, ku edhe dy vozitësit e automjeteve, pësuan lëndime trupore.
Kryetari i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, e ka vizituar sonte në spital Vloran Krasniqi, i cili është familjar i dy viktimave.
Ai me këtë rast, tha se Krasniqi është jashtë rrezikut për jetë. “Gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, tha kryetari i Dragashit.