Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet më “In” këtë pranverë

0
383

Menduam se fundi i viteve 2010 do të shënonte dhe fundin e balerinave, por nëse kemi mësuar diçka për tendencat e modës, është fakti se ato gjithnjë rikthehen kur ju nuk jeni gati.

Nuk ka rëndësi nëse ju pëlqejnë apo i urreni me shpirt këto këpucë, të gjithë i keni ende një palë të fshehura diku thellë në dollapin tuaj, ndaj dhe duam t’ju themi se ky nuk është momenti i duhur për t’i flakur tutje. Muajt e fundit duket se trendi i balerinave po pushton Instagram-in. Modelet po i veshin, influenceret po i veshin, ndaj duhet t’i provoni sa më parë Më poshtë do të gjendi disa sugjerime sesi t’i kombinoni këto këpucë me veshjet tuaja të preferuara këtë pranverë:

Xhinse + T shirt

Nuk mund të gaboni me kombinimin klasik të xhinseve dhe një bluze me mëngë të shkurtra (T shirt), mundësisht njëngjyrëshe. Kësaj here, lërini atletet dhe vishini me një pale balerina.

Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet

Balerina + çorape të gjata + minifund

E dimë që ky kombinim nuk është shumë i zakonshëm, por ia vlen të guxoni për t’u dukur bukur. Këtë vit, çorapet e gjata janë në modë dhe me to do të dukeni femërore dhe shumë të ëmbla.

Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet

Kombinoshe xhins

Nuk ka asnjë veshje ose aksesor që nuk ngjan bukur me kominoshet xhins. Ne vetëm ju këshillojmë që kominoshet të jenë pak të gjera.

Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet

Fustan i shkurtër

Përse mos ta përqafojmë plotësisht trendin e balerinës? Nëse do shtonit dhe një palë çorape të bardha, look-u do të ishte tërësisht i plotësuar.

Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet

Xhaketë + këmishë + xhinse

Nëse po kërkoni për mënyrën më klasike për t’i stiluar balerinat, ne ju sugjerojmë stilin tipik francez.

Erdhi koha për të veshur balerina, këto janë 5 kombinimet

Leave a Reply