Enea Koliçi nga edicioni tjetër do të jetë gardian i portës së Ballkanit.
Kjo u bë e ditur nga klubi suharekas.
“Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe të kampionëve”, thuhej në njoftim.
Koliçi ishte pjesë e skuadrës së Gjilanit duke u shpallur edhe portieri më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Ai do ta zë vendin e Stivi Frashërit.
Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, u shpall sivjet kampion për të dytën herë rresht.
Ky përforcim i kampionëve të Kosovës, vjen vetëm një javë para përballjes kualifikuese në UEFA Champions League, ndaj bullgarëve të Ludogorets.