E ardhmja e Mbappe larg Spanjës? Francezin e “dërgojnë” në Premier League

0
178

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë larg Francës e Paris Saint-Germain, por së fundmi raportohet se me shumë mundësi sulmuesin nuk do e shohim te Real Madrid.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se Mbappe është shumë pranë kalimit në Premier League te skuadra e Manchester City.

Persona të afërt me sulmuesin francez janë parë në qendrën stërvitore të Manchester City-t, ku kanë ndjekur nga afër një seancë të trajnerit Pep Guardiola, për të studiuar terrenin përpara se Mbappe të marrë një vendim për të ardhmen tij./SS

Leave a Reply