Dy dhurata për Ten Hag, United “zjarr” në merkaton e verës

0
164

Erik ten Hag ka dy dëshira të mëdha për merkaton e verës. Drejtuesit e Manchester United do të përforcojnë sërish skuadrën, ndërkohë që objektivi i madh quhet Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian po shkëlqen në Serie A me Napolin. Skuadra kryeson kampionati me 18 pikë më shumë se ndjekësit. Ndërkohë, Osimhen kryeson renditjen e golashënuesve me 19 realizime.

Blerja e 24-vjeçarit nigerian është një mision i komplikuar, por presidenca e “Djajve të Kuq” do të tentojë akordin me agjentin e sulmuesit dhe presidentin De Laurentiis.

Përveç tij, Ten Hag dëshiron në skuadër edhe një njohje të vjetër. Objektivi i dytë për merkaton e verës është Mohammed Kudus, mesfushori ofensiv i Ajaksit.

Leave a Reply