1 Marsi, Dita Ndërkombëtare e përdoruesve të karrocave

0
495

Të gjithë jemi të kufizuar në ndonjë mënyrë.
Por disa njerëz nuk e kuptojnë fatkeqësinë e tjetrit.

♿️ Përdoruesit e karrocave në Prizrenin tonë janë ndër më të margjinalizuarit.
♿️ Qasja në qytetin e Prizrenit është bërë shumë e vështirë për përdoruesit e karrocave.
♿️ Shumica e trotuarëve bllokohen nga përsona të pa ndërgjegjshëm.
♿️ Fëmijë me karroca e kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollë, për të mos e thënë të pa mundur .
♿️ Qasja në tranportin urban nuk praktikohet.
♿️ Handikos Prizren si e vetmja organizatë e Regjionit të Prizrenit që njihet për paisje me mjete ndihmëse për të gjithë qytetarët e Regjionit të Prizrenit kërkon mbështetje më të madhe nga Komuna e Prizrenit në mënyrë që t’i mbështet përsonat me aftësi të kufizuar.
♿️ Komuna e Prizrenit duhët të ndërrmarë hapa më të përshpejtuar për t’i përkrahur më shumë përdoruesit e karrocave duke ju mundësuar qasje më të mirë dhe sigurimin e mjetëve ndihmëse.

Shkruan: Merita SHALA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply