Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Në takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë takimit me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen kanë përmendur edhe Dua Lipën, shkruan Reporteri.net.
Ursula në një moment e pyet presidenten Vjosa Osmani se si është Dua Lipa, e kjo e fundit i tregoi se ajo po bën një punë të mrekullueshme me Festivalin “Sunny Hill”, derisa i tha se ajo po sjell emra të njohur.
Vjosa Osmani gjithashtu ftoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në “Sunny Hill” në Prishtinë./Reporteri