Është ndjesi e veçantë kur ndokush ju pyet nëse jeni duke mbajtur qerpikë të rrejshëm, përderisa ju i keni të vërtetat dhe u keni bërë vetëm një maskara të thejshtë.
Nga kjo lind pyetja se çfarë teknika duhet përdorur që të arrihet efekti i qerpikëve artificialë me qerpikët tuaj? Gjithçka që ju duhet është një bigudi për qerpikë, primer dhe maskara të zezë apo të kafe.
Hapi i parë: Përdredhoi qerpikët
Duke përdorur bigudi klasik për të përdredhur qerpikët, bëni lëvizje të buta duke e lakuar bazën e qerpikut dhe duke e mbajtur nën trysni për disa sekonda.
Hapi i dytë: Mbushni qerpikët
Para se të përdorni maskara, përdorni primerin për ti mbushur qerpikët. Produkti do të bëjë që të kap më tepër pigment nga maskara për qerpikët e trashë.
Hapi i tretë: Aplikoni disa shtresa të maskarasë
Për të zgjatur qerpikët gjeni një shkop me shumë dhëmbë të ngjeshura, kjo do të arrijë rrënjën e qerpikut dhe do e zgjasë qerpikën deri në maksimum duke e ndarë nga qerpkët tjerë. Aplikoni 2-3 shtresa të maskarasë!
Pamja përfundimtare
Dhe më në fund, me disa hapa të thjeshtë mund t`ia arrini të keni pamjen e qerpikëve artificialë.















































