Po e bëjë këtë sqarim se po e shoh që qyteti ka filluar të stërmbushet me talenta. Nuk e paskemi vetëm kryetarin por talenta gjithandej paskem.🤷♀️
Fatkeqësia mund të ndodh në secilin moment dhe është diçka e pakontrolluar. Këtë e dijmë pa na sqaruar talentat e qytetit.
Fatkeqësia në këtë rast janë këto veprime të kryetarit:
- Del propozon Asambleisti më i votuar në Prizren, Ilir Gashi dhe kërkon vendim për ndalim të shitjes së mjeteve shpërthyese në hapësira publike. Kryetari ironizon dhe ashtu si e ka për zanat fol palidhje e uron vit të ri dhe as nuk jep përgjegje e as nuk merrë përgjegjësi. (Po e potencoj që është më i votuari në mënyrë që ta dini që ai përfaqëson shumë qytetar, e jo veten në kuvend,me këtë veprim kryetari ironizon qytetarët jo Ilirin)
- Rasti ndodh, asnjë postim publik nga i pari i qytetit, as një qoftë e kaluar e as një informatë në lidhje me rastin. As info për djalin që po lufton për jetë.
- Asnjë informatë nga zyra për marrëdhënie me publikun për qytetarët.
- Në vend se të gjindet afër banorëve të lagjes dhe ti jep siguri që komuna është në çdo kohë e në çdo moment në shërbim për qytetarët. Ky talenti del feston bashkë me inspektor në shtëpizat ku gjysmën e ma shumë i ka ndarë në mënyrë klienteliste dhe asesi me meritokraci.
- Në fund, del shefi i kabinetit, kryetari real i qytetit e fyen njerëz që kanë marrë vota me merita të plota e që përfaqësojnë qytetarët në kuvend. Apo thënë ndryshe me fjalët e talentit, përbëjnë mozaikun e demokracisë me qasje proaktive!
- Fatkeqësia tjetër është që pas 1 dite shkon në lagje, dhe i thotë banorëve, ne e bëjmë vlerësimin dhe e shohim qeveria atje naltë qka na jep dhe i informon për afate ligjore për kërkesa. 7 ditë qenka afati ligjor!
Fatkeqësia është që interesat personale po ju verbërojnë, aq shumë sa që nuk po keni guxim me kërku llogari prej njeriut i cili ju është zotuar për shërbim dhe për mirëqenie më të mirë!
Fatkeqësia në këtë qytet përveq aksidenteve është edhe qeverisja klienteliste e këtij pushteti i cili me pazare,me blerje votash, me organizime të festivaleve të kota ku prioritet është përqindja ju ka blerë aktivizmin qytetar dhe ju ka dhuruar heshtjen.
Kryetari Totaj ka përgjegjësi në këtë rast dhe duhet dhënë përgjegjësi së paku me mbulimin e dëmeve të kësaj lagje me veprime sa më të shpejta dhe konkrete.
Ti je kryetar edhe i banorëve të Bazhdarhanes, nuk je vetëm të shokëve të tu në shtëpiza.
Ju heshtni ose bëhuni avokat i të keqes unë nuk do të hesht, ashtu sikurse nuk kam heshtur edhe si asambleiste e pozitës, edhe e opozitës e tash edhe si kandidate për deputet.
Ju përshëndes 🙋🏻♀️ dhe ju siguroj që nuk do të ndalem në kërkim të llogarisë në asnjë mënyrë!
Shkruan: Dafina ALISHANI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online