Di Lorenzo kërkon largimin nga Napoli

0
203

Rrufe në qiellin e hapur të Napolit. Media italiane raporton këtë të premte se kapiteni i skuadrës napolitane, Giovanni Di Lorenzo, ka kërkuar largimin.

Anësori italian, i përfshirë në listën paraprake të Spallettit për Euro 2024, i ka komunikuar zyrtarisht klubit dëshirën e tij për t’u larguar.

Aventurës së Di Lorenzos te Napoli duket se i ka ardhur fundi, ndonëse do të duhet kuptuar se sa do të peshojë në vendimin përfundimtar të kapitenit aktual të Napolit ndërhyrja e trajnerit të ardhshëm të Napolit, i cili do të zgjidhet së shpejti.

Kontrata e Di Lorenzos me Napolin skadon në vitin 2028, por lojtari është i zhgënjyer nga disa episode që ndodhën në periudhën e fundit dhe e konsideron të përfunduar përvojën dhe ciklin e tij nën hijen e Vezuvit.

Një nga simbolet e titullit të vitit 2023 nuk e ndjen më respektin që kishte më parë dhe këtë ia ka komunikuar edhe klubit.

Giovanni di Lorenzo ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor 2028 me opsion deri në vitin 2029.

Siç ka shpjeguar disa herë Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, linja e klubit është se nuk ka të patransferueshëm përballë një oferte që konsiderohet e kënaqshme.

Ky pozicionim i presidentit e shtyu Di Lorenzon ta mendonte me kujdes situatën e tij dhe të arrinte në vendimin që më pas ia komunikoi klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here