Detaje nga vrasja në Pejë/ Bashkëshorti e qëlloi gruan dy herë me armë zjarri në kokë në banesë, tre fëmijët…

0
1946

Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja në Pejë. 

Sipas burimeve, rreth orës 08:00 të ditës së sotme, Gjyljeta Ukella u qëllua dy herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, në kokë. Ata ndodheshin në banesë, ndërsa ende nuk dihet se ku ndodheshin 3 fëmijët dhe cili ishte motivi i ngjarjes.

Autori, i dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje, është arrestuar, ndërsa dyshohet se ka pranuar krimin para policisë. Ai është ndaluar me 48 orë.

Gjyljeta Ukella punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.

Kjo është ngjarja e dytë e njëjtë brenda pak ditësh në Kosovë, pasi disa ditë më parë Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here