Deputetja shqiptare në Kroaci komenton raportimet për ambasadorin Martin Berishaj

0
156

Kandidatja shqiptare për deputete në parlamentin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj, e ftuar në emisionin Frontal në T7, është pyetur për raportimet që lidhen me aferën korruptive të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në përgjigjen e saj, Lekaj-Perlaskaj ka thënë se i takon institucioneve të drejtësisë të merren me këto raportime, por se ka vlerësim maksimal për punën e Berishajt.

“Imazhi i tij nuk ka ndryshu në Kroaci, sa i përket qeverisë kroate dhe korit diplomatik, ndoshta privat dëgjoj thashetheme, por nuk jam tip që merrem me këto, ma shumë për shkak të profesionit them, le drejtësia të merret me ato punë”, tha në Frontal kandidatja për deputete në parlamentin kroat, Emina Lekaj Perlaskaj, raporton GazetaExpress.

Sipas saj është lehtë të gjykohet dikush para se të merret një vendim nga institucioni i cili është kompetent.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here