Influencerja shqiptare, Sarah Berisha, ka ndarë një mesazh reflektues në rrjetet sociale, vetëm pak javë pas ndarjes nga DJ PM.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur dëshirën që dy muajt e fundit të këtij viti të sjellin më shumë qetësi dhe lehtësi në jetën e saj.
“Shpresoj që dy muajt e fundit të këtij viti të jenë më të butë, më të mirë dhe pak më të lehtë në çdo aspekt”, ka shkruar Sarah.
Mesazhi i saj vjen pas përfundimit të lidhjes me DJ PM, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët janë kureshtarë për këtë kapitull të ri në jetën e influenceres.
Megjithatë, Sarah nuk ka dhënë detaje të tjera për postimin dhe as nuk ka sqaruar nëse mesazhi lidhet drejtpërdrejt me ndarjen.
















































