De Zerbi: Në verë humbasim emra të rëndësishëm, të përgatitemi!

0
144

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, ka zbuluar këtë të dielë, pas fitores 3-0 ndaj Arsenal se në verë do të humbasin emra të rëndësishëm të skuadrës.

Duke folur për mediet britanike, tekniku italian theksoi se kjo merkato do e bëjë Brighton të heqë dorë nga Caicedo ose nga Mac Allister.

“Ne me siguri do të humbasim disa lojtarë, ndoshta Caciedo, ndoshta Mac Allister. Ne duhet të jemi gati për të blerë lojtarë të tjerë të mirë. Për Mitoma dhe Estupinan zgjidhja më e mirë është të qëndrojnë me ne. Nuk e di nëse janë gati të luajnë për ekipe të mëdha.”-tha ai.

Leave a Reply