Mesa duket nata e kaluar nuk ka qenë aspak e qetë për banorët e ‘Big Brother VIP Albania’.
Në orët e para të mëngjesit, një grup vajzash – Danja, Valbona, Loredana dhe Egli – vendosën të krijojnë një atmosferë lozonjare duke ngacmuar shokët e tyre të shtëpisë me miell.
Një nga “viktimat” e tyre ishte këngëtari Gjesti, i cili ishte në gjumë kur e ndjeu miellin të binte mbi të.
Pa hezitim, ai vendosi të hakmerret në mënyrën e tij duke ua kthyer të njëjtin veprim dhe duke i spërkatur vajzat me miell në fytyrë.
Shakaja e tyre u përhap shpejt në të gjithë shtëpinë, duke bërë që pothuajse çdo cep të mbulohej me miell. Kjo situatë e pazakontë detyroi Vëllain e Madh të ndërhynte menjëherë, duke organizuar një pastrim të detyrueshëm për vajzat që e kishin nisur gjithë rrëmujën.
Kjo skenë humoristike u prit me të qeshura nga shikuesit, të cilët e komentuan në rrjetet sociale si një nga momentet më argëtuese të këtij edicioni të ‘Big Brother VIP Albania’.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë hakmarrje të tjera nga banorët në netët në vijim! /Telegrafi/